Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër nga dita e hënë drejtohet nga administratori i ri Z.Besmir Lezha i cili u prezantua zyrtarisht në krye të UKQ sh.a.
Administratori i ri Lezha vjen pas një eksperiencë të suksesshme në drejtim në një prej institucioneve më të rëndësishme siç është Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Gjatë prezantimit u shpreh se do të ketë përkushtimin maksimal për të shërbyer me devotshmëri për gjithë qytetarët e qarkut Shkodër.
Administratori i deritanishëm Z.Mark Molla dha dorëheqjen nga ky post pas një kontributi të gjatë. Në prezantimin zyrtar mori pjesë edhe Flauers Shoshi, zëvendës drejtor i përgjithshëm i AKUK në Tiranë i cili i uroi suksese dhe punë të mbarë Z.Lezha dhe Z.Molla.