Top Channel ka siguruar detaje nga komunikimi në grupin në Whatsapp të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Pasi është shkruar njoftimi për mbajtjen e mbledhjes së komisionit ditën e premte në orën 11:00, ka konfirmuar pjeskmarrjen Enkelejd Alibeaj, Kreshnik Çollaku dhe Eralda Tase, deputetë të grupuar krah Lulzim Bashës.

Kujtojmë se një ditë më parë, të mandatuarit e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në Komisionin e Reformës Zgjedhore gjetën gjuhën e përbashkët për të rinisur punën për ndryshimin e ligjit zgjedhor.

Dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj hodhën firmat e tyre mbi letrën dërguar prezencës së OSBE në Tiranë ku i kërkohet ekspertë në fushën e zgjedhjeve për të asistuar punën e këtij komisioni.

Lëvizjet për Reformën Zgjedhore i konfirmoi dhe Lulzim Basha në oborrin e parlamentit.