Kjo është një prej rrugëve të fshatit Dragoç në njësinë Postribë në Shkodër ku jetojnë afro 500 banorë. Ky aks rrugor që lidhet me disa fshatra të tjerë të rëndësishëm deri në Koplik të Malësisë së Madhe, prej 30 vitesh vijon që të jetë i paasfaltuar. Banorët protestuan duke kërkuar shtrimin e rrugës pasi është bërë e pakalueshme.

Banorët tregojnë se janë munduar që ta mirëmbajnë vetë rrugën e fshatit Dragoç por ka qenë e pamundur ndaj edhe kërkojnë një ndërhyrje sa më shpejt për rikonstruksionin e saj.

Edhe më përpara banorët e Dragoçit në Postribë të Shkodrës kanë bërë kërkesa për asafaltimin e rrugës së tyre por deri më tani nuk është realizuar.