Portali Kombëtar i Punësimit, nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka bërë me dije se 5,600 vende pune janë tashmë të ofruara në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim.
Tashmë çdo punëkërkues apo punëdhënës plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes puna.gov.al.
Aksesi në platformë realizohet duke vendosur të njëjtat kredenciale si në portalin e-Albania.