Muhamet Trepçi, është një nga mjeshtrat e përpunimit të drurit të ullirit, i cili beson se pema mund të fotografojë.
Aftësitë e tij janë të pazëvendësuara dhe pasioni për punën e tij shfaqet në çdo krijesë që ai krijon. Me një aftësi të rrallë për të ndjekur detajet, ndjekur nga emocionet që i fal nëna natyrë, ai shfrytëzon të gjithë karakteristikat e drurit të ullirit, për ta kthyer atë në vepër arti. Lidhja e tij me përpunimin e drurit, lidhet me krijimin e artikujve të ndryshëm artizanal, deri tek ekspozimi i drurit si vepër arti. Që në vitin 1998, ai nis të përpunoj drurin e ullirit, të ndarë në katër sektor , sektori i kuzhinës, i bizhuterive, fetar dhe suveniret. Ai shpesh përdor teknikat e drurit të prerë me dorë, gdhendjen artistike, dhe aplikimin e pikturave me ngjyra natyrale të përftuara nga bima e ullirit duke shfaqur teksturat dhe ngjyrat e natyrshme të kësaj bime të mrekullueshme.
Frymëzuar nga Umberto Eco, i cili flet për mundësinë e gjetje në natyrë të objekteve me një harmoni e formë të tillë , që na krijojnë emocione, z.Trepci, krijon vepra artistike, duke shijuar bukurinë e kendshme të pemës së ullirit, të krijuar nga gjenealiteti i natyrës. Në drurin e ullirit ai arrin të shquaj linja të vecanta, kontraste të ngjyrave të natyrës, nga e verdha e lehtë në kafen e errët, ku të bën përshtypje harmonia e linjave dhe kombinimi i vzhdimësisë së tyre. E ndërsa, ai bën gjetjet e imazheve në dru ulliri dhe interpretimet artisitike e gjithë pamja është natyrale dhe vetëm gjetja është njerëzore. Me bukurinë e ngrohtësinë e drurit, , z. Trepçi, sot menaxhon linjën e tij të prodhimit në dru “Eco Art EDA”, në Shkodër ndërsa ai mbetet ngushtësisht i lidhur me pemën e ullirit , si një pemë e pasur me simbole të botës fetare, klasike dhe moderne. Vepra e z.Trepçi është ekspozuar në Vittoriano, ku falë profesionalizmit dhe gjenealitetit të tij, ai guxoj të prezantojë për herë të parë në publik, pamje që I konsideron si vepra të artit bashkëkohor.
#trashëgimiakulturore#trashegimiaj