Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, së bashku me kryetarin e bashkisë Shkodër Benet Beci, kanë inspektuar sot repartin e kirurgjisë pranë spitalit të Shkodrës i cili një natë më parë u përfshi nga flakët.
Drejtori i Spitalit Senad Halluni, deklaroi se situatë është totalisht nën kontroll dhe pritet që brëda dy ditësh I gjithë reparti të jetë në kushte optimale, ndërkohë edhe pacientët kanë treguar se shërbimi ka qënë në kohë rekord.
Një natë më parë reparti i kirurgjisë u perfshi nga flakët, ndërkohë që ekspertiza ende nuk ka dalë në një raport përfundimtar por dyshohet se zjarri ka ardhur nga një karikues celulari duke bërë që zjarri të përhapet në të gjithë dhomën e mjekut roje i cili në momentin e zjarrit ka qënë në operacion.
Drejtoria e Spitalit të Shkodrës ka marrë masat për evakuimin e shpejtë të pacientëve dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve është bërë I mundur edhe izolimi i zjarrit. Një natë më parë kryetari i bashkisë Shkodër falenderoi të gjithë trupën e zjarrfikësve për ndërhyrjen e shpejtë dhe efikasa për izolimin e zjarrit.