Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Vllaznia mposhti 1-0 Kukësin. Sfida e javës së 19-të në Superligë u vendos që në minutën e parë, përkatësisht pas 54 sekondave lojë. Një pasim i gjatë nga rreth 60 metra nxorri Ildi Grudën të vetëm përballë Tafas, me sulmuesin që nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Kukësi pati shansin e artë në fundin e pjesës së parë nga penalltia, por Atdhe Rashiti tentoi “panenkën” dhe e nxorri sferën jashtë. Penalltia për verilindorët u akordua pas konsultës me VAR. Pas humbjes 1-0 nga Vllaznia në Shkodër, Kukësi ka mbetur pa trajner. Të ndodhur në vendin e parafundit me 19 pikë, trajneri Stavri Nica ka dhënë doreheqjen nga verilindorët. Nica u largua nga Laçi në fillim të sezonit dhe më pas kaloi te Kukësi pas javës së tretë.