Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në dalje të qytetit të Lezhës. Mësohet se një makinë ka përplasur një motor. Për shkak të përplasjes është plagosur drejtuesi i motorit.

Pas aksidentit ai është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.