Pavioni i kirurgjisë së spitalit të Shkodrës është përfshirë nga flakët.
Në momentin e zjarrit, pacientët dhe stafi mjekësor i infermierëve janë zhvendosur në një mjedis të sigurt të spitalit dhe nuk kanë probleme.
Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një ngrohëse elektrike në dhomën e mjekut, e cila është lënë ndezur dhe dyshohet se ka shkaktuar një shkëndijë.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në Spitalin Rajonal Shkodër në katin e dytë, në repartin e kirurgjisë, ka rëne zjarr në një nga dhomat, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.