Ledjona ka lindur në 19 mars 1989. Ka lindur në Skrapar por është rritur në Korçë, që prej moshës 5-vjeçare, kur familja e saj u shpërngul aty.
Punën si gazetare e ka nisur në vitin 2011, si korrespondente e Korçës për media të ndryshme.
Në vitin 2021, Ledjona vendosi të shpërngulej në Tiranë bashkë me vajzën. Në këtë vit nisi punën tek emisioni investigativ “Piranjat”. Ka bërë disa tema të forta që janë bërë virale, si gjurmimi i pedofilëve, maniakëve dhe abuzuesve të tjerë.
Është e divorcuar dhe jeton në Tiranë me vajzën 12-vjeçare, Mihaela, të cilën e rrit e vetme.
“Unë gjithmonë qëndroj me të, sepse më është dashur të punoj fort. Nuk më pëlqen shumë të flas për këtë. Më është dashur të punoj fort, kam bërë 3 punë sepse është e vështirë t’ia dalësh këtu. Ajo ka qëndruar vetëm në shtëpi, pa ngrënë sespe unë isha në punë. Është shumë e vështirë”- tha ajo për të bijën.