Inisa Agolli është rikthyer në “Top Channel”, këtë herë si banorja më e re e “Big Brother VIP”.
Ilnisa Agolli ka lindur në Tiranë, në 9 mars 1987. Librat, letërsia, poezia u kthyen në lajtmotiv të fëmijërisë së saj. Vazhdoi studimet për regjisurë në Akademinë e Arteve dhe një Master Shkencor për letërsi, derisa nisi punën si gazetare. Ka qenë fillimisht në “Televizionin Planet”, ku realizonte dy emisione; “Në kinema” dhe “Perlat e rrjetit”. Më pas, punoi në teatër, si asistente-regjisore dhë më pas nisi punën si gazetare kulture në portalin “Konica”.
Në vitin 2018 nisi punën në Top Channel, me rubrikën “100 fshatrat” në “E Diell”. Më pas, prej 3 vitesh “Fshatrat e Shqipërisë” dhe “Balcan Project” në TCH, programe gjatë realizimit të të cilave udhëtoi në shumë fshatra dhe qytetet kryesore në Ballkan.
Në vitin 2013, Ilnisa u bë nënë. Vajza e saj Anais, aktualisht 10 vjeçe jeton me Ilnisën.