![](https://eetimestv.com/wp-content/uploads/2024/01/treni-shkoder.webp)
Për qytetarët shkodranë një investim i tillë duket si një ëndërr e largët. Lidhjet mes Shkodrës dhe Gjakovës janë të hershme, ndaj afrimi i dy qyteteve me kulturë e traditë të ngjashme do të ishte historike.
Aktualisht hekurudha në Shkodër është jashtë funksionit. Prej më shumë se 6 muajsh nuk funksionon as treni i udhëtarëve e as ai i mallrave. Shkak është amortizimi i hekurudhës. 2 ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se po diskutohet me qeverinë e Kosovës për projektin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën.
![](https://eetimestv.com/wp-content/uploads/2024/01/Brown-Simple-Career-Opportunity-Facebook-Post-2.png)
Ka dakordësi në parim nga të dy strukturat përkatëse të dy qeverive për të eksploruar një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra. Hekurudha Vorë-Hani i Hotit për të vijuar nga Shkodra në Han të Hotit, me pas në Gjakovë dhe Prishtinë.Investim i cili pritet ti japë zhvillim rajonit të Shkodrës.