Shkruan në Facebook ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu: Ju prezantojmë me nxënësit e talentuar të gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër.

Elia Lika, fituese e esesë më të mirë në projektin “Mendimi im, forca ime” të MAS 2023. Fituese gjithashtu në fazën e dytë në Olimpiadën Kombëtare të Letërsisë. Sportiste e ekipit kombëtar të notit dhe pjesëmarrëse për dy vite radhazi në kampionatin Evropian 2022-2023 të notit për të rinj.

Erida Puka, fituese në fazën e dytë në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës dhe pjesëmarrëse në Olimpiadën Evropiane të Matematikës për vajza.

Endri Zaganjori, fitues rajonal në projektin “Intel AI Global Impact Festival”. Fitues në fazën e dytë në Olimpiadën Kombëtare të Informatikës.

Gerti Dermani, fitues rajonal në projektin “Intel AI Global Impact Festival”. Fitues në fazën e dytë në Olimpiadën Kombëtare së Fizikës.

Ermi Tafili, fitues rajonal në projektin “Intel AI Global Impact Festival”. Fitues në fazën e dytë në Olimpiadën Kombëtare së Fizikës.

Matias Grishaj, fitues i vendit të tretë në Olimpiadën Kombëtare të Historisë.