Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherazi drejtuese politike e qarkut Shkodër është shprehur e entuziasmuar në lidhje me projektin madhor të hekurudhës që lidh Shqipërinë me Kosovën duke kaluar nga Shkodra.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja shprehet se ky projekt strategjik, i dakordësuar në parim nga të dyja ministritë e Infrastrukturës të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, do t’i japë tjetër ritëm zhvillimi kryeqendrës së veriut.
Postimi i plotë:
Lezhë – Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024-ës në parlament, qeveri dhe parti & diskutime nga sesioni i mbledhjes së zgjeruar të kabinetit qeveritar, për të ecur më shpejt drejt objektivit për kthimin e Shqipërisë në lideren e rajonit në të gjitha fushat.
Shumë e lumtur që hekurudha Durrës-Prishtinë, një projekt strategjik i dakordësuar në parim nga të dyja ministritë e Infrastrukturës do të kalojë nga Shkodra.
Ky projekt madhor i jep një tjetër ritëm zhvillimi kryeqendrës së veriut.