![](https://eetimestv.com/wp-content/uploads/2024/01/qeveria_sd.jpg)
Këtë të mërkurë, qeveria vazhdon mbledhjet informale në Shëngjin.
Bëhet e ditur se në fokus do të jenë objektivat e qeverisë gjatë vitit 2024 dhe do të vijojë analizimi realizimit të detyrave lënë nga mbledhja e ngjashme zhvilluar vitin e shkuar në Tepelenë.
![](https://eetimestv.com/wp-content/uploads/2024/01/b92cea3c-353b-4f5c-85a4-9816c7ef9d8e-1024x1024.jpeg)
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama e vuri theksin në përmirësimin e punës të komisioneve parlamentare dhe një forcim të më tejshëm të partisë në bazë, ndërsa u analizua prezenca e deputetëve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione si dhe vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit të opozitës.
Mbledhjet ditore do të përmbyllen sot, me një takim mes kabinetin qeverisës, po me dyer të mbyllura.