Sheshi festiv para Bashkisë ishte mënyra jonë për ta sjellë vëmendjen tek shtëpia e përbashkët e të gjithë shkodranëve.
Ne deshëm t’i hiqnim “pluhurin” mënyrës se si shkodranët kanë ditur me festu gjithmonë, hareshëm, bashkë e t’vetdijshëm që i përkasin një qyteti mikpritës, që kulturën e ka në gjak.
Ndaj dikush me muzikë, e dikush me artizanat, me pije e ushqime, apo me sport e lojra..ky muaj festiv ishte në fakt një mënyrë e mirë për të gëzuar jetën, edhe pse e dimë që ka shumë probleme..por dimë mirë gjithashtu që bashkë mundemi me e bë më të mirë bashkinë tonë, mundemi ta ndërtojmë e ta zhvillojmë Shkodrën, më të pastër, më të gëzuar, më të denjë për fëmijët, më frymëzuese për të rinjtë, më shpërblyese për të moshuarit.
Çdo biznesi që iu bashkua festës, çdo shitësi a kamarieri, çdo polici e vullnetari, çdo punonjësi të pastrimit, teknikë e mbarëvajtës, dua t’i them faleminderit për punën tuaj fantastike.
Faleminderit çdo nxënësi e mësuesi që zgjodhi skenën para bashkisë duke dhuruar plot 82 shfaqje në 3 javë.
Faleminderit çdo artististi shkodran, këngëtarë, instrumentist, dj, falë jush çdo mbrëmje u kthye në një festë që s’i ngjante të djeshmes.
Faleminderit miqve të ftuar, artistëve shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, komunitetit arbëresh e diaspora, por edhe nga Tirana, Korça e Vlora. 20 koncertet tuaja na e kënaqën zemrën dhe sollën në shesh shkodranë e miq nga qytetet e tjera si kurrë më parë.
Faleminderit çdo punonjësi të bashkisë për angazhimin dhe gadishmërinë në këtë periudhë aspak të zakonshme pune.
Faleminderit të gjithë gazetarëve, bl8gerëve, fotografëve, profesionistë a amatorë që e përcollën atnosferën në qytet, duke u bërë lajmësit e festës në çdo platformë.
Faleminderit çdo qytetari që zgjodhi Shkodrën për të festuar, duke gëzuar zemrën e tij, e duke kontribuar në economic e njësive të ndryshme të shërbimit në bashkinë tonë.
Faleminderit padiskutim çdo qytetari shkodran, krijues e shijues i shpirtit shkodran shend e verë, ju jeni vetë festa.
Faleminderit shumë e mirë u takofshim në festën e rradhës, shumë shpejt