Shqiptarët e suksesshëm në botë janë pjesë e krenarisë kombëtare. Me sukseset e tyre ata shndërrohen në ambasadorët e vërtetë të vendit, atje ku ata jetojnë. I tillë është shembulli i Arbrit, djalit shkodran që jeton prej 5 vitesh në SHBA. Ai ndjek studimet në Fakultetin e Bio-Inxhinierisë në Massachusetts
Për inteligjencën artificiale po flitet në mbarë botën ndërsa studenti shkodran po e praktikon atë në degën e studimit. Njohuritë e Arbrit po përqëndrohen aktualisht në studimin e efekteve anësore të medikamenteve mjekësore.
Paralel me punën kërkimore, ai po angazhohet edhe si aktivist në organizata studentore me fokus forcimin e rrënjëve të diasporës shqiptare. Pyetjes nëse e mendon një ditë rikthimin në Shqipëri, Arbri përgjigjet kështu…
Arbri është shembulli i një djali që mbush me krenari familjen për arritjet e tij por edhe qytetin nga i cili vjen, Shkodrën e tij.