Rreth orës 20:55, në Vermosh, automjeti me drejtues shtetasin G. B., 48 vjeç, banues në fshatin Selcë, Malësi e Madhe, ka përplasur shtetasin S.V., 41 vjeç, I cili po lëvizte me biçikletë.
Nga përplasja ka mbetur I dëmtuar 41-vjeçari, të cilin drejtuesi i automjetit e ka transportuar vetë për ndihmë mjekësore, ndërkohë që ka njoftuar dhe Policinë për aksidentin e ndodhur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentim ligjor të rastit.