Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, janë konstatuar dhe goditur 2 raste të shitjes së dozave të lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave. Për këto raste:
-u arrestua në flagrancë, në qytetin e Lezhës, shtetasi D. Rr., 33 vjeç, banues në Lezhë, sepse nga kontrolli fizik iu gjetën rreth 80 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, mjet për konsumimin e lëndës, armë e ftohtë (përforcues grushti), thikë, kaçavidë, si dhe 3500 euro;
-u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M., 18 vjeç, banues në Rrëshen, sepse nga kontrolli fizik që iu krye në qytetin e Rrëshenit, iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza.
Dozat e lëndëve narkotike që dyshohet se posedoheshin nga këta shtetas, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave, si dhe sendet e tjera që iu gjetën shtetasit D. Rr., u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al