Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka zhvilluar paraditen e sotme konferencën për analizën vjetore të ministrisë.
Gjatë fjalës së saj, ministrja Kumbaro është shprehur se sipas një e-maili që i ka ardhur nga kompania britanike “Apta”, në raportin e fundit për 10 destinacionet që sugjerohen për 2024-shin për qytetarët e Britanisë së Madhe, një prej tyre është edhe Shqipëria. Kumbaro, këtë e quan një kënaqësi, por edhe një sfidë e përgjegjësi të madhe.
“Ka pasur çdo ditë nga një artikull për Shqipërinë. Jo më larg se dje mora një e-mail nga drejtuesit e shoqatës së turoperatorëve, të kompanive turistike, agjencive të udhëtimit, të kompanive fluturimi brikanike “Apta” që është shoqata më e madhe me aktivitetet rreth 70-vjeçar, të cilët më njoftuan se në raportin e fundit që kanë nxjerrë dje në Britani, në 10 destinacionet që sugjerohen për vitin 2024 dhe më tej, një prej tyre është Shqipëria. Është kënaqësi, por edhe sfidë dhe një përgjegjësi shumë e madhe që Shqipëria të jetë një nga 10 vendet e sugjeruara nga një gjigant britanik, besoj se është një sukses i shqiptarëve dhe Shqipërisë që na rrit më shumë”, shprehet Mirela Kumbaro.
Ministrja Kumbaro shprehet se Shqipëria është shumë afër realizimit të turizmit gjithëvjetor teksa shton se në vendin tonë vazhdojnë të hyjnë turistë të huaj.
“Vazhdojmë të kemi flukse të larta, objekti që kemi pasur për turizëm gjithëvjetor, jemi shumë afër realizimit”, thotë ministrja Kumbaro.
/tvklan.al