Ambasada Shqiptare në Mal të Zi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rënë ku tre shqiptarë u dhunuar nga 8 serbë të Bonsjes në Herceg Novi. Autoritetet shqiptare njoftojnë se kanë dërguar një përfaqësues të ndjekë nga afër ngjarjen dhe kanë kërkuar që të zbardhen rrethanat e plota të dhunës.

Nga ana tjetër ambasada bën me dije se shqiptarët e kanë denoncuar rastin pranë policisë malazeze e cila ka nisur hetimet.

NJOFTIMI I AMBASADËS:

“Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi po ndjek nga afër ngjarjen e pasdites së sotme, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi.

Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor.

Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimim e autorëve.

Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze.”