Vetëvrasja e 41-vjeçares, Bedrie Loka ka tronditur opinionin publik, për shkak edhe të arsyes që e çoi të kryente atë veprim fatal për jetën e saj.

Por zbuluar live nga fasoneria në zonën e Fllakës, se kolegët e 41-vjeçares në fasonerinë në zonën e Fllakës kanë qendruar të distancuar, duke thënë se nuk kanë të bëjnë me këtë ngjarje. Nga ana tjetër, edhe pronari, shtetas italian në fjalën e tij për abcnews ka mbajtur të njëjtin qendrim. Ndërkohë, më herët e ndjera ishte ankuar te pronari, i cili nuk kishte gjetur një zgjidhje.

Nga ana tjetër, bashkëshorti ka thënë se ka qenë kushërira e së ndjerës e cila ka shpërndarë foto të viktimës në rrjetin social Tik Tok. Pasi familjarët e kanë zbuluar kanë kontaktuar me kushërirën e cila më pas kishte kërkuar falje por fotot nuk i ka hequr.

Familjarët e 41-vjeçares thonë se këtë veprim kushërira e kishte të përsëritur pasi e kishte bërë dhe me familje të tjera. Madje ata e kanë dhënë këtë dëshmi edhe për policinë. Bashkëshorti dhe djali jetonin jashtë dhe natën e vitit të ri gruaja iu kishte kërkuar që të jenë të gjithë në shtëpinë e tyre. Djali ka pranuar gjithashtu se e ëma ishte në gjendje të rënduar emocionale dhe e kishte paralajmëruar se do të vriste veten.

Kjo ngjarje e rëndë ishte e paralajmëruar më para dhe mund të evitohej, nëse policia do të kishte bërë punën e saj, pasi Loka një vit më parë kishte bërë denoncim në polici, për hapjen e llogarisë në këtë rrjet social.

Por mesa duket, policia zgjodhi që të heshtte dhe mos të merrte asnjë veprim për denoncimin e 41-vjeçares. Por tashmë edhe pse shumë vonë, policia ka nisur hetimet dhe po merr në pyetje të gjithë personelin e fasonerisë me qëllim për të zbuluar personin e vërtetë apo personat që kanë hapur adresën false.