Situata në qytet i është rikthyer normalitetit për shkak të hapjes së pusetave në mënyrë që të kullonin ujërat e bardha. Zona e Nënshkodrës, sipas emergjencave civile, mbetet në gjendje normale duke mos patur problematika. Moti i keq me reshje që ka shoqëruar Shkodrën gjatë natës ka krijuar rrëshqitje dherash në aksin rrugor Drisht – Kalaja e Drishtit në Njësinë Administrative Postribë. Bashkia Shkodër ka ndërhyrë me mjetet e saj për zhbllokimin e rrugës. Ky segment rrugor rreth drekës së datës 3 janar është i hapur për të gjitha mjetet. Ne akset e Lotit të 1, Han I Hotit-Tamare, Tamare-Vermosh dhe Boge-Theth edhe kanë vijuar reshjet e shiut. Rruget jane te pastruara nga guret e rënë dhe nga inertet. Ne aksin Boge-Theth mesditën e kësaj të mërkure kanë rinisur reshjet e dëborës. Sipas autoritetit verior të rrugëve mjetet janë në terren dhe po bëjnë të mundur pastrimin dhe kriposjen e rrugëve
Sipas parashikimeve reshjet intensive të shiut do të vijojnë për qarkun Shkodër përgjatë gjithë javës. Banorët e Nënshkodrës janë të parët që i druhen përmbytjeve të mundshme. Ndërkohë që nivelet në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna pavarësisht rritjes mbeten në kuota normale për shkak të thatësirës dhe sasisë së ulët në të cilat ndodheshin.