![](https://eetimestv.com/wp-content/uploads/2024/01/Luan-borova.webp)
Shkodra përherë është njohur si qyteti i artit dhe kulturës. Ndër vite ajo ka nxjerrë emra të shquar që ia kanë lartësuar emrin e saj. Një prej tyre ishte edhe mjeshtri Luan Barova. Ai ishte fizarmoniçisti virtuoz, drejtuesi për shumë vite i Orkestrës së Estradës Profesioniste të Shkodrës, kompozitori e orkestruesi i talentuar. Bija e tij, Amra, ishte e vogël kur mjeshtri Barova u nda nga jeta, por ajo i kujton mirë fundjavat dedikuar familjes dhe momenteve argëtuese.
Fizarmonika përfaqëson asetin më të çmuar që artisti ka lënë veç krijimtarisë.
![](https://eetimestv.com/wp-content/uploads/2024/01/EETIMES-PUNESIMI.png)
Shumë vite më parë do të realizohej edhe një dokumentar biografik mbi jetën e Luan Barovës.
Luan Barova ishte përfaqësues i një gjenerate të talentuar, të dalë nga shkolla e mesme artistike “Prenkë Jakova”. Ai punoi shumë me këngëtarët, përgjithësisht ata të këngës popullore shkodrane. Luan Barova do të spikaste si drejtues me ekzigjenca të larta artistike, shprehje e të cilave ishte performanca e vlerësuar e lojës instrumentale apo shoqëruese e kësaj orkestre të mirënjohur.