Dy helikopterë amerikanë BlackHawk do të shtohen arsenalit të Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji.
Ministria e mbrojtjes njofton se është një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do t’i japë Shqipërisë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm, për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.
Helikopterët amerikanë cilësohen si një lajm i shumëpritur në këtë fillimvit, në bashkëpunim me aleatin strategjik SHBA si një shenjë e qartë se vendi ynë po bëhet një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme./ Top Channel