Tashmë është zyrtare që Ledion Liço do të jetë këtë vit në moderimin e Big Brother, duke spostuar mikeshën e tij të dikurshme Arbana Osmani. Kjo e fundit iu ka premtuar fansave se do të rikthehet së shpejti në ekran, por pa bërë me dije projektet, edhe pse zërat thonë se ka një krisje të saj më drejtuesit e Top Channel.
Kjo është e dukshme, dhe nga fakti që Sara nuk e përmendi në asnjë rast në intervistën për “Më lër të flas”, teksa foli për rikthimin e Ledion Liços në moderimin e Big Brother. Për Sarën ai është moderatori më i mirë në fushën e spektakleve.
Ajo foli dhe për paragjykimet që mund të ketë pasur Ledioni në këto vite, ku i përmendet historia e dashurisë me të, që është edhe pronarja e televizionit.
Tashmë nuk ka asnjë dyshim, Ledion Liço do të prezantojë Big Brother Vip 3 me shtëpinë më të famshme në Shqipëri që ndez dritat më 13 janar.
“Po Ledioni do të moderojë BBV3. Rikthimi i Ledionit në televizion, nuk është kërkësë e imja personale. Ai është shkëputur nga tv, mund të jem edhe unë arsyeja dhe gjëndja ime emocionale. Historia jonë, është shitur si histroria e Hirushes që u martua me një nga pronaret e institucionit ku punonte dhe jeta e tij do shkonte vaj.
Por një njëri që ka pasur ëndrra e të mëdha, që ka lënë Ersekën për Tiranën dhe ka gjetur Amerikën e tij dhe jetën e tij në TCh për 20 vite nuk ka qenë i lehtë ky 10-vjeçar që ne kemi lënë pas. Ledioni është një profesionist, është më i miri në punën që bën, unë e them këtë me modesti. Do të jetë një risi, një ndryshim që nuk do përkrahet lehtë nga publiku në fillim. Ju siguroj që BBV këtë vit do të jetë fenomenal, me banorë të jashtë zakonshëm dhe supriza, super personazhe, kështu që na ndiqni”, tha Sara Hoxha.
Sa i takon spektaklit, Sara tha se këtë vit do të ketë dyfishin e personazheve në raport me vitin e kaluar. /ZËRI