Myftinia Shkodër, 2 janar 2024
Sihariq!
Myftinia Shkodër, ka kënaqësinë e madhe t’ju bëjë me dije, se pas disa përpjekjesh për të siguruar një projekt të denjë për xhaminë e re të lagjes Tophanë, falë bashkëpunimit me “Qatar Charity”, tashmë çdo detaj i projektit të ri, përfshi miratimin nga Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, lejen e ndërtimit nga Bashkia Shkodër dhe sigurimin e mjeteve të duhura për zhvillimin normal të punimeve, janë plotësuar.
Gjatë javës që shkoi, nisën punimet e para për lirimin e objektit të xhamisë dhe përgatitjen e terrenit për nisjen normale të punimeve intensive.
Historikisht, lagjja e Tophanës ka pasur xhaminë e saj, e para e të cilave, u ndërtua në vitin e largët 1617.
Nga ajo kohë e deri më sot, xhamia ka qenë pikë referimi për besimtarët dhe qytetarët shkodranë.
Në vitin 1996, nisi puna për ndërtimin e xhamisë së re të lagjes, në hapësirat e mbetura të vakëfit të gjerë të kësaj lagjeje.
Përtej mirëmbajtjes dhe ndërhyrjeve të shpeshta të bëra në atë objekt, Myftinia Shkodër gjykoi se xhamia kishte nevojë të zëvendësohej me një të re, në shërbim të qëllimeve të aktivitetit të saj.
Pjesë e projektit të ri, do të jetë edhe pjesa e mbetur e portikut të vjetër të xhamisë Tophanë, që sipas marrëveshjes së hershme me donatorin, do të integrohet në ndërtimin e ri, si një gjurmë e respektuar e trashëgimisë sonë të vjetër islame.
Allahut i lutemi për mbarësi dhe suksese.
Myftinia Shkodër shpreh mirënjohje dhe respekt për krejt besimtarët dhe qytetarët e interesuar për xhaminë e re, projektin e saj dhe dëshirën për të kontribuuar vullnetarisht për çdo nevojë të mundshme në këtë rrugëtim të begatë!
Me mbarësi dhe bekime!
Myftinia Shkoder jep lajmin e mire / Gjithçka gati per xhamine e re te Tophanes
Related Posts
Nami në Shkodër/ Nga Peruja, Azerbajxhani, Brazili , Mali i Zi dhe Kina goditen 8 qendra pros*itucioni, procedohen 13 shtetase të huaja, e pësojnë dhe..
Finalizohet operacioni policor i koduar “Payment”, pas një punë disa mujore e ndjekur me metoda speciale të hetimit. Gjatë operacionit u evidentuan dhe u goditën 8 qendra prostitucioni, në banesa…
SMS-të që “tradhtuan” deputetin e PS: Afera në paradhomën e Lleshajt! SPAK zbardh abuzimet me godinat e Policisë! Lidhjet me Gjon Radovanin
Kërkesa për gjykim e Prokurorisë së Posaçme me të akuzuar deputetin e Partisë Socialiste, Plarent Ndreca tregon se tenderi për projektimin e dy godinave për Policinë e Shtetit u paracaktua…