Festat e fundvitit kanë shënuar një fluks lëvizjesh në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, ku më i lartë qarkullimi i automjeteve është regjistruar në dalje të territorit shqiptar.
Ndërsa në ditët e para të janarit vëret se shumë qytetarë, kryesisht ato nga Shkodra, kanë zgjedhur të lëvizin në këto ditë pushimi drejt Malit të Zi.
Autoritetet doganore të Muriqanit bëjnë të ditur se me datat 1 dhe 2 janar kanë kanë hyrë rreth 3 mijë shtetas dhe 1600 mjete.
Ndërsa kanë dalur 5500 shtetas dhe 2 mijë automjete .
Fluksi i lëvizjeve pritet të rritet gjatë fundit të kësaj jave pasi përkon edhe me kthimin e emigranëtve në vendet e Evropës ku jetojnë edhe punojnë prej vitesh.