Foto që tregojnë dhjetëra e qindra që udhëtojnë drejt Kishës së famshme në Laç, një nga destinacionet religjioze më të frekuentura në vend.
E marta e parë e vitit ka shtyrë shumë shqiptarë që të udhëtojnë e të bëjnë lutjet e tyre.
Kisha e Shën Ndoit ndodhet veri-lindje të qytetit të Laçit. Dikur njihej si kisha e Shën Mërisë Nunciatë, Kuvendi françeskan dhe Shpella e Shën Vlashit. Dikur mund të ketë qenë kuvend i benediktinëve, të cilët pas largimit të tyre, ua lanë kuvendin françeskanëve. Prej vitit 1349 dokumentet e përmendin si Kuvend Noviciati.
Kjo kishë konsiderohet si vend i shenjtë për shkak të devocionit popullor që mbart dhe përcjell, madje përbën vendin më pelegrinazhin më të madh dhe më të rëndësishëm në Shqipëri dhe jo vetëm, ku përgjatë trembëdhjetë të martave kushtuar këtij Shenjti, në periudhën e pranverës deri më 13 qershor, këtë shejtnore e frekuentojnë sikurse thuhet rreth 2 milionë pelegrinë të të gjitha besimeve anëkënd vendit.