Ne ditet e fundit te 2023-shit, keshilli i bashkise Shkodres i ka hapur driten jeshile duke miratuar buxhetin 2024, dhe buxhetin afatmesem 2024-2026.
Ne fjalen e tij para keshilltareve, Kryetari i Bashkise Shkoder Benet Beci, ka shpalosur disa prej investimeve strategjike qe jane ne proces por edhe do te nisin ne Shkoder ne vitin 2024.
Investime kryesisht ne infrastrukture te cilat pritet te jene realitet gjate ketij viti.
Kemi parashikuar në buxhet një sasi të konsiderueshme fondesh për plane, studime,
planfikime në mënyrë që gjithcka që bëjmë të jetë e mirëmenduar dhe e koordinuar në të
gjitha nivelet.
Ndër Investimet Strategjike të filluara ose në proces përgatitor janë:
• Rruga Shirokë Shirokë Zogaj dhe investimi në rrjetin ujësjellës-kanalizime
• Rikualifikim Qendër Zogaj
• Rruga lidhëse ura e Bunës–rruga nacionale Shkoder Velipojë
• Ndërtimi i muzeut të navigimit
• Ndërhyrje në kalanë Rozafa
• Ndërtim i urës së Bahçallekut dhe rindërtim aksi Bërdicë Hyrje Shkodër
• Ndërhyrje në hyrje të Shkodrës dhe rikualifikimi i bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës
• Rehabilitimi i molit në qytetin e Shkodrës
• Rikualifikimi i lagjes tregtare Zdrale
• Tregu i Rusit
• Rruga Shëngjin Velipojë
• Mbrojtja nga rrëshqitjet dhe ndërtimi i veprave të artit në aksin rrugor Prekal – Kir
• Ndërtimi i Impiantit të pastrimit të ujrave të zeza dhe rrjeti i furnizimit me ujë
• Rikualifikim i Shtresave Asfaltike për bulevardet kryesore të qytetit
• Projekti i Termoizolimit dhe Rikualifikimit të 59 pallateve
• Rijetëzimi dhe përmirësimi i vlerave të kalasë së Drishtit
• Ndriçimi i rrugëve plazh Velipojë
• Autostrada Adriatik Joniane
• Hekurudha Vore – Hani i Hotit
• Pyllëzim i kurorës së gjelbër të qytetit të shkodrës.