Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimti të Organizuar ka këruar vendosje ne masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kërkesa e SPAK është paraqitur ditën e sotme në seancën e mbajtur në GJKKO, e cilë u shta për t’u mbajtur nesër në orën 11:00, pasi avokatët e Berishës kërkuan përjashtimi ne gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka me argumentin se është e njëanshme. Nuk dihet ende nëse Berisha do të izolohet në seline PD apo në banesën ku ai jeton, teksa pritet që të mbikqyret nga efektivë të policisë së shtetit.

SPAK kërkoi ashpërsimin e masës së sigurisë pr ish-kryeministrin, pasi ky i fundit nuk zbatoi masën e parë të vendosur ndaj tij, atë të detyrimit të paraqitjes, e cila kërkonte që Berisha të shkonte në Prokuorinë e Posaçme dy herë në muaj.

Më herët, Kuvendi i hoqi imunitetin e deputetit Berishës, duke i hapur rrugë arrestimit të tij. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Pasrtizani”, ku nën hetim është dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.