Një ngjarje e rëndë se ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Mbrëmjen e djeshme në fshatin Vilzë, janë gjetur mbetje kockore të djegura në një gropë qymyri.

Sipas informacioneve policore, dyshohet se mbetjet i përkasin një 67-vjeçari, i cili dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në gropën ku po digjej qymyr. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:45, në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit, në fshatin Vilzë, janë gjetur mbetje kockore të djegura, të cilat dyshohet se përkasin shtetasit Q. L., 67 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 67-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa aty po digjej qymyr.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.