Realizimi i një analize gjithëpërfshirëse gjinore domosdoshmëri për adresimin e nevojave të grave dhe vajzave dhe futjen e lentes gjinore në procesin e buxhetimit të pushtetit lokal
Bashkisë Shkodër i mungon një analizë gjithëpërfshirëse gjinore që do të siguronte të dhëna të sakta dhe të besueshme për futjen e lentes gjinore në procesin e tyre buxhetor.
Në kuadër të krizave në rritje si ajo e Covid-19 dhe krizave klimatike, bashkitë përballen me sfida serioze përsa i përket matjes së treguesve gjinorë për shkak të mungesës së analizave sasiore dhe krahasuese me raporte argumentuese për arsyet e problemeve, fakt që ndikon negativisht në përmirësime të mëtejshme në jetën e qytetarëve.
Për këtë arsye, Qendra Shqiptare per Popullsine dhe Zhvillimim beson se një analizë duke përdorur mjete buxhetore të përgjegjshme gjinore, të fokusuara kryesisht në reagimin ndaj emergjencave dhe fatkeqësive dhe efektet e rritjes së kostos së jetesës në barazinë gjinore, duhet të kryhet në bashkinë e Shkodrës si një nga bashkitë e prirura për të përjetuar fatkeqësi natyrore (përmbytjet vjetore) dhe të prekura rëndë nga rritja e kostos së jetesës.
Duke përdorur mjete buxhetore të përgjegjshme gjinore, një analizë e qëndrueshme do të ndihmonte në zhvillimin e një strategjie të përshtatshme për të përgjigjur ndaj emergjencave dhe fatkeqësive. Po ashtu, kjo analizë do të adresonte efektet e rritjes së kostos së jetesës në barazinë gjinore, duke i ndihmuar qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë.Veçanërisht, analiza gjinore e buxhetit do të përqendrohet në 4 programe të zgjedhura: kopshte dhe cerdhe, peizazhe dhe trotuare, fusha sportive, lojëra dhe futboll, si dhe shërbimet sociale. Analiza gjinore e buxhetit do të përfshijë impaktet e ndryshme të shpenzimeve vendore të bashkisë, si dhe të të ardhurave politike mbi gratë/vajzat dhe burrat/djemtë.
Duke marrë parasysh studimet ekzistuese në nivel kombëtar dhe rajonal në lidhje me ndikimin e Covid-19 dhe ndryshimeve klimatike, bashkia do të pajiset me një guide orientuese për si të menaxhojmë krizat dhe emergjencat, që do të shërbejë si udhërrëfyes për trajtimin e krizave të emergjencave duke marrë parasysh se si ato prekin më rëndë gratë dhe vajzat.