Është identifikuar autori i plagosjes së 40-vjeçarirt në Shkodër Aleksandër Currit. Policia është vënë në kërkim të Dedë Bicit, i cili dyshohet se e ka qëlluar për shkak të një borxhi që i kishte i plagosuri.
‘Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për plagosjen e shtetasit A. C., 40 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, informojmë se si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit D. B., 59 vjeç, banues në Lezhë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi D. B. e ka plagosur shtetasin A. C., për shkak të një borxhi që i kishte ky i fundit. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit D. B.’- njofton policia.