Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në burgun e Peqinit, policia ka shoqëruar 13 persona, mes tyre Kamber Hoxha. Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Shoqërimi është bërë për faktin se në burg nuk punonte për një kohë të gjatë skaneri, por edhe disa kamera sigurie. Zyrtarët e ndalur, akuzohen se nuk kanë marrë masa për kontrollin në burg. Gazetarja Lala në një lidhje live për News24 tha se skaneri ishte rregulluar vetëm ditët e fundit, ndërkohë që duhet të ishte në funksion për të kryer kontrolle për sende të paligjshme.
Kujtojmë se Mjacaj ka deklaruar se armën e kishte siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë. Mes të tjerash i burgosuri me dënim përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë ka deklaruar para hetuesve se Arben Lleshin e ka vrarë pasi kishte sherr me të sepse ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor.
(BalkanWeb)