Qyteti i Lezhës është përfshirë gjatë natës nga një mot i keq, me erë të fortë. Si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar pema e Krishtlindjeve dhe vitit të ri, e vendosur në sheshin “Gjergj Kastrioti” si dhe ka pësuar dëmtime edhe dekori festiv.

Gjithashtu janë dëmtuar edhe linjat elektrike në disa zona por falë ndërhyrjes së OSHEE, u bë i mundur rikuperimi i shpejtë i dëmeve brenda një kohe të shkurtë me qëllim që mos të ketë ndërprerje të gjatë të energjisë elektrike.