Këshilli i Mandateve do të mblidhet më 18 dhjetor për kërkesën SPAK, ku Prokuroria e Posaçme kërkon autorizim për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas njoftimit të Kuvendit, mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00.

Njoftimi:

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit.