
Rasti i Sali Berishës provoi se Prokuroria e Posaçme dështoi përfundimisht të fitojë besimin e shqiptarëve si një prokurori e pavarur.
Kërkesa drejtuar parlamentit për arrestimin e liderit të opozitës pa ndjekur fillimisht rrugën kushtetuese, e kthen SPAK 33 vjet mbrapa, kur s’kishte asnjë ndarje mes partisë, qeverisë dhe gjyqësorit.
Ne, demokratët jemi përgatitur edhe për këtë fazë të sulmit. Nëse synojnë që me izolimin e përkohshëm të Sali Berishës të ndalin bashkimin e opozitës, e kanë gabim. Nëse synojnë shuarjen e protestës në parlament, frikësimin e njerëzve apo eliminimin e opozitës, janë vite dritë larg realitetit.
Ne jemi të vendosur të qendrojmë!
50 vite diktaturë na dëmtuan, por nuk na vranë genin e lirisë dhe dinjitetit.
Është koha të përsërisim vetveten, si në 1990-ën.