Ish-Ministri 9i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Beqaj do të merret në pyetje nga prokurorët për koncesionin e Sterilizimit.

Masat e sigurisë për Beqajn u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor, bazuar në kërkesën e prokurorisë. Deri tani nga hetimi i SPAK ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj./Dosja.al