Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të mbesin një ndër kategoritë më të diskriminuar. Në Shkodër numërohen rreth 450 persona me aftësi të kufizuara të cilët janë të anëtarësuar në Shoqatën e Invalidëve Para-Tetraplegjike.
Për kryetarin e kësaj shoqate, Saimir Beqiri mbështetja e institucioneve për të gjithë personat me aftësi të kufizuara duhet të jetë më e madhe pasi nevojat e tyre janë të shumta.
Mesazhi i kryetarit të kësaj shoqate është për të gjitha autoritetet përgjegjëse duke i ftuar të qëndrojnë pranë personave me aftësi të kufizuar, si mënyra më e mirë për integrimin e tyre në shoqëri.