Kryeministri Edi Rama u tregua i ashpër me socialistët gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

Në momentin kur kryesocialisti ka mbëriitur në takimin që po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit, ka gjetur pak deputetë të pranishëm. Ai ka bërë kritika ndaj deputetëve për prezencën dhe u ka sugjeruar të vijnë më herët në mbledhje.

Po ashtu, ai ka vënë re se deputetët nuk janë angazhuar aq sa duket, duke thënë më pas:

“A doni t’ju çojë në zgjedhje të parakohshme?”

Mbledhja e grupit parlamentar të PS u mbajt në lidhje me seancën e ardhshme parlamentare ku pritet të miratohen ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.

/Dosja.al