Një shtetas me banim në Turqi 25-vjeç është kapur nga policia e Shkodrës e cila i gjeti atij një sasi lëndë të dyshuar kanabis sativa gjatë kontrollit fizik e cila u sekuestrua në cilësinë e provës material.
Policia njofton se ndaj tij nisi procedimi penal në gjendje të lirë. Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15 vjeçar, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë Drejtoria Vendore e Poliicsë njofton se gjatë orëve të para të mëngjesit, është djegur pjesërisht automjeti tip “Range Rover”, në pronësi të një shtetasi 58 vjec, banues në Amerikë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të djegies së automjetit. Sakaq Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17 vjecar, banues në fshatin Palvar të Malësisë së Madhe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.