Kjo është situata aktuale në fushat e Ganjollës në njësinë Gur i Zi pranë brigjeve të lumit Drin.
Thuajse çdo ditë në këtë zonë shkarkohen materiale inerte dhe urbane duke ndotur ambjentin .
Banorët jashtë kamerave thonë se aty hidhen mbeturina vazhdimisht, pa u penguar nga askush.
Megjithëse janë zhvilluar shumë takime mes institucioneve për të bërë të mundur ndalimin e këtij fenomeni, akom nuk i është dhënë një zgjidhje përfundimtare menaxhimit të mbetjeve.
Kjo situatë vërehet edhe në disa zona të tjera, kryesisht në zonat periferike dhe në brigjet e lumit Kir, ku mbeturinat e hedhura kanë ndotur zonën bëhen problem dhe sa i takon përmbytjeve pasi ndikojnë në ndryshimn e rrjedhës se lumejve.