Në 10 ditë aplikime për Konkursin e parë Ndërkombëtar, magjia e Shqipërisë në objektivin tuaj “Wanderlust in Albania” u mblodhën 6,284 fotografi dhe 746 Video Reels nga Shqipëria Turistike. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në rrjete sociale duke ndarë pamje nga vendet më të bukura të Shqipërisë, teksa bëri të ditur në këtë konkurs kanë aplikuar 687 konkurrentë nga 40 vende të botës.

“Në vetëm 10 ditë aplikime për Konkursin e parë Ndërkombëtar, magjia e Shqipërisë në objektivin tuaj “Ëanderlust in Albania” u mblodhën: 6,284 fotografi; dhe 746 Video Reels nga Shqipëria Turistike. Një hartë e gjerë gjeografike e pjesëmarrësve me 687 konkurrentë nga 40 vende të botës, që nga Australia e largët, India, Japonia, Kina e kudo në Europë. Mbrëmja gala e ndarjes së çmimeve më 12 dhjetor në Pallatin e Brigadave”, shkruan Rama.

Kryeministri njoftoi se, mbrëmja gala e ndarjes së çmimeve dotë zhvillohen më 12 dhjetor në Pallatin e Brigadave, në Tiranë.