Çmimet e ushqimeve të shportës vijojnë rritjen e vazhdueshme ndërsa shënojnë kulmin në prag të festave të fundvitit.

Më e papërballueshme situata bëhet për pensionistët të cilët kanë reduktuar në maksimum ushqimet e çdo muaji.

Tregtarët e pranojnë që çmimet janë rritur duke ndikuar kështu edhe në rënien e forcës blerëse

Rritja e çmimeve në fundvit është e njohur prej vitesh, ndërsa më të prekurit nga kjo situatë mbeten pensionistët dhe familjet me të ardhura minimale.