Argjinatura e Darragjatit e dëmtuar gjatë përmbytjeve të vitit 2010 dhe 2018 në zonën e Dajçit në Shkodër i është nënshtruar ndërhyrjes. Ky hap u ndërmor pas kërkesës së bërë nga Bashkia Shkodër ndaj Bordit të Kullimit për rrezikun që i shfaqet zonës në rast përmbytjesh.
Gjatë inspektimit në zonë, kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci u shpreh se kjo është një ndërhyrje e domosdoshme.
Që prej muajit Shtator, në territorin e zonës së Shkodrës është ndërhyrë në disa zona për pastrimin e kanaleve kulluese si në Gurin e Zi, Dajç dhe Berdicë, ndërkohë që deri në fund të dhjetorit do të përfundojë ndërhyrja edhe në njësinë Ana e Malit.
Klan News