Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Vllaznia fitoi 3-1 kundër Dinamos. Për javën e 16-të në Superligë të parët që kaluan në epërsi ishin djemtë e Dritan Mehmetit me golin e Denisson pas vetëm pesë minutave lojë. Vendasit do reagonin dhe do përmbysnin sfidën në pjesën e parë. Çoba fillimisht vendosi ekuilibrat në minutën e 11-të dhe Gruda në të 31 i dërgoi të tijtë në epërsi. Pjesa e dytë u zhvillua me garë në të dyja portat, teksa Balaj në minutën e 55-të mbylli llogaritë e sfidës me golin e tretë për shkodranët. Vllaznia fiton për herë të dytë me Qatip Osmanin në stol dhe me këto tri pikë nga zona e ftohtë ngjitet në vendin e pestë me 20 pikë, një më shumë se Dinamo që ndjek nga pozita e gjashtë.
Përmbysje për të dalë nga kriza, Vllaznia fiton 3-1 ndaj Dinamos në Shkodër
Related Posts
Sherr me sende të forta mes të rinjve, shkak debatet në TikTok, merren në pyetje 3 persona
Një sherr me sende te forta është regjistruar mbrëmjen e djeshme mes disa te rinjve në Tiranë. Në lidhje me ngjarjen tre persona janë shoqëruar për tu marrë në pyetje…
Nami në Shkodër/ Nga Peruja, Azerbajxhani, Brazili , Mali i Zi dhe Kina goditen 8 qendra pros*itucioni, procedohen 13 shtetase të huaja, e pësojnë dhe..
Finalizohet operacioni policor i koduar “Payment”, pas një punë disa mujore e ndjekur me metoda speciale të hetimit. Gjatë operacionit u evidentuan dhe u goditën 8 qendra prostitucioni, në banesa…