Tre të rinj rreth të njëzetave, Giulia Di Tillio, Egli Gjeci dhe Altin Hoti kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur gjatë natës në Portogruaro, në provincën e Venecias.

Pasi kanë thyer parmakët dhe kanë dalë nga rruga, makina me të cilën udhëtonin ka përfunduar në një kanal. Trupat e viktimave u gjetën nga zhytësit e zjarrfikësve.

Tragjedia ndodhi në zonën Borgo Sant’Agnese rreth orës 3 të mëngjesit. Sipas disa dëshmitarëve, makina vazhdoi në vijë të drejtë pranë një kthese dhe pasi theu parmakët mbrojtës, ra nga një urë e vogël mbi lumin Reghena.