Shkodra këtë fundvit synon të jetë në top listën e destinacioneve për të kaluar fundjavat apo edhe ndërrimin e viteve. Zëvendëskryetari i Bashkisë Shkodër, Rudin Beka, thotë se asgjë nuk ishte rastësore. Duke nisur që nga dekori, përgatitjen e shtëpizave. Lojrat, aktivitete dhe ushqim i mirë është menduar prej muajsh për ta servirur përgjatë këtij muaji.
Takimi me bizneset dhe hoteleritë ishte pjesë e përgatitjeve në mënyrë që turistët të mikpriten denjësisht me cilësi dhe oferta
Përgjatë gjithë muajit dhjetor, Shkodra do të jetë e mbushur me aktivitete kulturore dhe artistike ndërsa cdo natë është parashikuar të ketë muzikë live në pedonale.