Rreth 3.2 km kanal po hapet në fshatin Trush të njësisë Administrative Berdicë. Sipas administratorit Xhavit Pëllumbi kjo ndihmon në kullimin dhe evadimin e tokave, ndonëse pranon faktin se është i vonuar si process.

Hapja e kanaleve është një nevojë emergjente sipas banorëve.

Fshati Trush në njësinë Berdicë mbetet ndër më problematikët sa i takon pjesës së përmbytjeve. Rreth 300 hektarë tokë bujqësore pritet të kullohen përmes këtij kanali si dhe pastrimi i qendrës urbane, pasi përmes kanalit shkarkohen kanalizimet e këtij fshati. Puna, sipas Bashkisë Shkodër, do të vijojë në kanalet e dyta dhe të treta.